Monday, May 27

Skandal, deti Jon i jepet Greqisë

Skandal, deti Jon i jepet Greqisë

Profesori i Universitetit Bujqësor, Rigers Bakiu ka publikuar në rrjetet sociale një tjetër skandal lidhur me çështjen e kufijve detar me Greqinë.

Bakiu shkruan se në Raportin e Fundit mbi Rajonizimin Detar, përgatitur e publikuar në 2017 nga Agjensia Evropiane e Mjedisit, nuk figuron si pjesë e rivierës shqiptare.

Bakiu bën thirrje ndaj qytetarëve që të sensibilizohen si dhe tregon se ka njoftuar edhe kryeministrinë për këtë çështje.

“Nje dite te bukur pranvere merr vesh se Deti Jon nuk e lag me rivieren e bukur te Shqiperise. Ai zhduket ne Raportin e Fundit mbi Rajonizimin Detar, pergatitur e publikuar ne 2017 nga Agjensia Evropiane e Mjedisit. Ju lutem shperndaheni sa me shume, sepse kerkohet nje sensibilizim mbarekombetare per zgjidhjen e kesaj ceshtje. Eshte njoftuar nga une edhe Kryeministria nepermjet Twitter”, shkruan Bakiu.

Një lajm i tillë vjen në një kohë kur Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hequr rreth 35 tabela rrugore në gjuhën greke me pretendimin se ishin jashtë kushteve teknike dhe përbënin rrezik për aksidente.

Një gjë të tillë është konstatuar edhe ARRSH, ku në një njoftim për media thuhet se:

35 tabela të vendosura në rrugën kombëtare Qafë Muzinë – Sarandë – Konispol, nuk plotësonin kushtet e përcaktuara në kodin rrugor të Republikës së Shqipërisë për mbrojtjen e sigurisë rrugore të përdoruesve të rrugës, dhe se shumica prej tyre pengonte shikueshmërinë e tabelave rrugore paralajmeruese në këtë aks