Monday, May 27

Shkëndije Mujaj:”80 për qind e meshkujve s’dinë të bëjnë seks”

Shkëndije Mujaj:”80 për qind e meshkujve s’dinë të bëjnë seks”

Këngëtarja seksi, e cila njihet për format e saj bombastike, Shkëndije Mujaj e cila jeton Zvicër, gjatë kësaj vere ka qëndruar në Kosovë.

Ajo në intervistë për ORAinfo, ka shpalosur përjetimit që kishte në Kosovë. Shkëndija ka treguar në detaje rreth pritjes që i kishin bërë fansat, dhe po ashtu ka folur edhe për jetën seksuale. Ajo ka thënë se po e ka të vështirë të gjejë partnerë për marrëdhënie seksuale pasi sipas saj “80 për qind e meshkujve nuk dinë të bëjnë seks”.

ORAinfo: Gjatë kësaj vere keni qëndruar në Kosovë. Si jeni pritur nga fansat e tu?

Shkëndije Mujaj: Jam pritur shumë mirë dhe nuk e kom lirin siç kisha dikur …

ORAinfo: A mund të na tregosh ndonjë reagim më të veçantë të ndonjë fansi tuaj kur të ka parë në rrugë?

Shkëndije Mujaj: Reagimet janë të ndryshme, por ato më të çuditshmet për mua është se kërkofshin të më i prekin të pasmet.

ORAinfo: Cili ka qenë komplimenti më i mirë që ke marrë gjatë qëndrimit në Kosovë?

Shkëndije Mujaj:
Komplimenti më i mirë është që fansat heqin krahasimet me këngëtaret tjera siç bëjnë mediat shabllon duke mos më parë kurrë live dhe fitojnë edhe një simpati më të madhe.

ORAinfo: A ke pranuar ndonjë mesit që është ardhur për të kërkuar për martesë?

Shkëndije Mujaj: Kam shikuar disa meshkuj në këtë drejtim dhe as njëri nuk më ka pëlqyer, përkundrazi. Mentaliteti im është shumë larg atyre të cilët më propozojnë mua.