Monday, May 27

Policia krijon njësinë e re ‘FAST’

Policia krijon njësinë e re ‘FAST’

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë  ka vendosur të krijojë një strukturë të posaçme të specializuar e quajtur“FAST”, e cila ka për synim evidentimin dhe mbajtjen nën kontroll të personave me rrezikshmëri të lartë.

Mësohet se kjo strukturë është e njëjtë me atë të Bashkimit Europian, “ENFAST” dhe do të ketë në përbërje rreth 50 efektivë të specializuar. Gjithashtu, kjo njësi do të jetë në gatishmëri 24 orë në shtatë ditë të javës.

Projekti “ENFAST” ka si qëllim që të rrisë sigurinë në Bashkimin Europian, duke përmirësuar eficencën e bashkëpunimit të policisë të finalizuar me lokalizimin dhe arrestimin e kriminelëve të kërkuar në nivel ndërkombëtar dhe që kanë kryer krime të rënda.

Projekti parashikon që në përbërje të angazhohen dhe forcat ushtarake, ndërsa do të bashkëpunojë dhe me partnerët europianë.

Së fundmi, kujtojmë se rastet kur personat me kriminalitet të lartë I kanë shpëtuar policisë së Shtetit kanë qënë të shumta, ç’ka tregon se krijimi I një structure të tillë është e nevojshme.