Monday, May 27

Përlotet Fjolla gjatë intervistës

Përlotet Fjolla gjatë intervistës

3 vite më parë, Fjolla Morina humbi partnerin e saj, si pasojë e një atentati ndaj tij në Sukth. Por, nuk ka qenë kjo dhembja e vetme e madhe në jetën e 33-vjeçares. Shumë vite më parë, ajo ka humbur të atin.

Herë pas here, Fjolla e ndan dhembjen e saj me ndjekësit në rrjetet sociale e megjithatë, e ka të vështirë të flasë për këto momente të vështira.

E ftuar në “Prive”, Fjolla Morina parapëlqeu të mos fliste për përjetimet e saj.

Javën e kaluar, ajo publikoi  një këngë dedikuar njerëzve që nuk janë më dhe zgjodhi të mos rrëfente asgjë më shumë se çfarë thuhet në tekstin e këngës.

“Kjo këngë nuk është vetëm për mua, është për të gjithë. Sigurisht, unë kam humbur disa nga njerëzit e mi më të dashur. Por, dua t’i mbaj disa gjëra personale.”

Por, momenti më prekës i intervistës ishte kur u desh të fliste për vargjet dedikuar humbjes së fëmijës. Fjolla, mama e dy fëmijëve- një vajzë adoleshente dhe një vajzë 4 vjeçe- u përlot teksa kujtonte skenën e funeralit, të cilën e xhiroi për videon e këngës “Si ta pranoj”.

“Është shumë e rëndë kur nëna humb një fëmijë. Është diçka shumë emocionuese për mua. Ka qenë shumë e vështirë ta xhiroja, sepse jam tip i ndjeshëm.”