Monday, May 27

Naim Abazi: E vërteta e fotove seksi të Mihrijes, bukuria duhet përdorur

Naim Abazi: E vërteta e fotove seksi të Mihrijes, bukuria duhet përdorur

Kanë 25 vite burrë e grua, dhe sillen si të sapomartuar. Nisur nga një set fotosh që këngëtarja Mihrije Braha realizoi në plazhin e Dhërmiut këtë verë, e konsideruan shumë “provokuese” këngëtaren në moshën 47- vjeçare. Por fotografi i atyre pozave ishte pikërisht bashkëshorti i saj, Naim Abazi, i cili shprehet se Zoti i ka dhënë bukurinë Mihrijes, ndaj pse ajo të mos e përdorë atë. Për mënyrën e funksionimit të marrëdhënies së çiftit të artistëve nga Kosova, dhe pasionin që i mban bashkë ata ndajnë këtë rrëfim për gazetën “Panorama”…

Dukeni çifti që shkëmbeni vetëm dashuri mes njëri-tjetrit. Si ka mundësi që gjërat e përditshme nuk ua kanë zbehur pasionin?

Mihrija: Ne deri më sot, për fat të mirë, jo vetëm dukemi, por jemi dhe ndihemi përplot dashuri ndaj njëri-tjetrit. Çfarë të përshkruaj? Ndonjëherë përjetimi s’ka fjalë të mjaftueshme për të bërë të qartë diçka hyjnore si dashuria. Goja s’e thotë mjaftueshëm, dora s’e shkruan dot mjaftueshëm, shkronjat nuk mjaftojnë…

Naimi: Ne deri më sot e kemi ndier thellë dashurinë. E kemi përjetuar atë vërtet si diçka hyjnore, dhe si të tillë e kemi kultivuar. Nëse dashuria qenka kaq hyjnore që vërtet është, atëherë le ta kultivojmë, në shpirt e në mendje, dhe ta praktikojmë në jetë. Vërtet s’ka poezi, as këngë, as edhe fjalë që shprehin atë, që është dashuri e përjetuar. Ne kemi mirëkuptim, asgjë s’lejojmë që ta cenojë dashurinë tonë. Punët dhe përditshmëria janë në funksion të ekzistencës, por nuk lejojmë që ato të interferojnë në dashurinë tonë.

Atyre që nuk besojnë te martesa, çfarë këshille do t’ju jepnit?

Mihrija: Martesa, nëse konceptohet në mendje e në shpirt si dashuri kulminante, që nënkupton dashuri në varfëri e në mirëqenie, dashuri pa kushte në çdo moment, patjetër që do të jetë një martesë e përkryer. Nëse martesa konceptohet si një episod kohor i përjetimit, atëherë me përfundimin e asaj periudhe, edhe martesa përfundon.

Naimi: Martesa është një akt kulminacioni i dashurisë e që më pas jep edhe produktet e saj, që jetës i japin kuptim. Dikush e koncepton jetën ndryshe ndoshta nga ne, por ne e kemi bashkuar dashurinë tonë, në një martesë që kuptim ka dashurinë për njëri-tjetrin. Kurse jetës i japim kuptim, duke e përmbushur atë, por edhe çdo gjë tjetër, që na rrethon ne të dy me dashuri.

Së fundi, Mihrija është komentuar për fotot provokuese në breg të detit. Ti Naim e shtyn të bëjë foto të tilla apo e frenon?

Unë s’e frenoj aspak Mihrijen që të bëjë foto. Nëse quhen “provokuese”, le të mbeten provokuese. Në fund të fundit njeriu, nëse ka me çfarë të provokojë vëmendjen e të tjerëve, le ta bëjë këtë me mençuri, me dije, profesionalizëm. Dhe nëse Zoti i ka dhënë bukurinë, le ta përdorë edhe atë. Nëse këto të gjitha janë reale, përse t’i fshehim apo t’i gjykojmë, që të fshihen. Duam realizëm apo hipokrizi? Fotot e fundit, bie fjala, i kemi bërë në Dhërmi. Ishin disa gjëra që na provokuan t’i bëjmë. Së pari, kushdo që na takonte ose ata që vinin të fotografoheshin, shfaqnin befasinë duke iu drejtuar Mihrijes me fjalët: “Ua sa bukur dukesh moj Mihrije, po ti qenke si në foto, madje edhe më e mirë?!”. Së dyti, njeriu është mirë të nxjerrë më të mirën nga vetja e tij, e në këtë rast edhe bukurinë e saj, që në realitet për Mihrijen janë shumë efektive. Ndaj mund të them se fotot e saj i kam bërë unë vetë.


Mihrija ka deklaruar se s’ka bërë asnjë ndërhyrje estetike në pamjen e saj. Si mundet të duket aq e re?

Naimi: Është e vërtetë që s’ka bërë akoma asnjë ndërhyrje.


Mihrija
: Unë përkujdesem shumë për veten time, dukjen, makiazhin etj., por mbi të gjitha është edhe gjenetika. Do të thosha se është edhe dashuria jonë që më mban të re përherë. Rrezatimi pozitiv, dhe qasja jonë e përbashkët pozitive.

Mihrija në fillim ka qenë brune e më pas u bë bionde. Në cilin variant të duket më tërheqëse?

Mihrija është e bukur në çdo variant (qesh). Po më pëlqen më shumë si bionde.

Cila është kënga juaj e dashurisë?

Dashuria jonë.

Ka vend xhelozia mes jush, si e menaxhoni?

Jemi imunizuar në këtë drejtim. S’e di, por s’ka vend.

Disa sekrete të përditshmërisë suaj për ta mbajtur lidhjen gjallë?

Dashuri, sinqeritet dhe përkushtim njerëzor për njëritjetrin.

Jeni dy këngëtarë të pëlqyer, muzika ju ka pasuruar?

Muzika na ka mundësuar një ekzistencë të mirë, reale, por jo që të pasurohemi.

Atëherë, cili është standardi i jetës suaj?

Bëjmë një jetë të bukur, kemi mundësitë, paratë dhe jetën tonë të mjaftueshme.

Nusen e djalit, Platorit, do e pranoje këngëtare?

Nusen e djalit do e pranoja edhe këngëtare, edhe çfarëdo profesioni të jetë, vetëm le të ma bëjë të lumtur djalin, siç më ka bërë mua Mihrija deri më sot.

Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje ndarja?

Dua t’ju tregoj diçka. Nëse do të na shkonte në mend ndarja, do të ndaheshim menjëherë. S’na ka shkuar në mendje asnjëherë