Monday, May 27

Mbreti e bën truprojën mbretëreshë

Mbreti i Tajlandës u martua me truprojën e tij e i dha titullin e mbretëreshës.

Njoftimi i papritur mbërriti përpara se ceremonitë e kurorëzimit të tij, përmes të cilave i shenjtërohet pozita, të nisin ditën e shtunë.

Maha Vajiralongkorn, 66 vjeç, u kthye në monarkun kushtetues të vendit pas vdekjes së babait të tij  në 2016, të shumë adhuruar nga populli. Ai është martuar e divorcuar tre herë më parë dhe ka shtatë fëmijë.

Truproja e tij gjeneralja Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya është zëvendes-shefja e ekipit të vet të sigurisë; tashmë ajo do të mbajë titullin mbretëror dhe statusin si pjesëtare e rregullt e familjes mbretërore.

Suthida ka qenë prej një kohe të gjatë partnere e mbretit Vajiralongkorn dhe bashkë janë parë në publik për shumë vite me radhë, edhe pse marrëdhënia e tyre nuk është pranuar asnjëherë.

Në pamjet filmike, monarku shihet duke derdhur ujë të shenjtë në kokën e Mbretëreshës; çifti me pas vuri firmën në një regjistër martese.