Monday, May 27

WOWBiz Ndërkombëtar

Francë, talenti shqiptar magjeps jurinë e “The Voice 8”

Francë, talenti shqiptar magjeps jurinë e “The Voice 8”

WOWBiz Ndërkombëtar
Talenti shqiptar Gjon Muharremaj ka magjepsur jurinë, por edhe publikun në “Voice of France”, me interpretimin e “Rocket Man” të Elton John, duke kaluar në gjysmëfinalen e kompeticionit. Gjon Muharremaj, që njihet me emrin e artit “Gjon’s Tears” apo “Lotët e Gjonit”, i lindur në Zvicër, ka origjinë shqiptare, me babain nga Kosova dhe nënën nga Tirana. Në vitin 2011, ai është ngjitur në skenë edhe në spektaklin “Albania’s Got Talent”, pavarësisht se i ri në moshë. Ai tani synon që zëri i tij të dëgjohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, ndërsa ëndrrat janë të mëdha. Me sytë nga finalja, Gjoni vazhdon tani aventurën e tij në “The Voice 8” të Francës, duke na bërë jo pak krenarë.
Jonida Maliqi shkëlqen në skenën e ‘Eurovision 2019’, përfundon me sukses interpretimi i këngëtares tonë

Jonida Maliqi shkëlqen në skenën e ‘Eurovision 2019’, përfundon me sukses interpretimi i këngëtares tonë

WOWBiz Kombëtar, WOWBiz Ndërkombëtar
Ka përfunduar suksesshëm prezantimin e saj në natën finale të “Eurovision 2019”, artistja shqiptare Jonida Maliqi.Ajo është ngjitur në skenë e 2-ta në radhë për të kënduar ‘live’ këngën e saj “Ktheju tokës”, me të cilën përfaqëson sivjet Shqipërinë në festivalin evropian. E veshur me plot glamur dhe me një interpretim korrekt notash, Jonida Maliqi la mbresa te të gjithë shikuesit me paraqitjen e saj plot shkëlqim. Shqiptarët nga diaspora mund të votojnë për ta ndihmuar Shqipërinë që këtë vit të arrojë një rezultat të lartë në renditjen finale të “Eurovision”-it, i cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Eurovision ,thirrje shqiptarëve në mbarë botën: Votoni Jonida Maliqin

Eurovision ,thirrje shqiptarëve në mbarë botën: Votoni Jonida Maliqin

WOWBiz Kombëtar, WOWBiz Ndërkombëtar
VOTO PËR SHQIPËRINË Mënyrat e votimit në Finalen  e Eurovizion 2019. Shkarkoni aplikacionin zyrtar të Eurovision Song Contest ,  https://eurovision.tv/app  , ose dërgoni me SMS kodin 02 në numrat e mëposhtëm sipas vendit ku ndodheni për momentin: Armeni SMS /  1006 : 02 Call / 0900990 : 02 Azerbajxhan SMS /  9450 : 02 Danimarkë SMS /  1212 : 02 Gjermani SMS /  99599 : 02 Call / 01371 3636 : 02 Britania e Madhe SMS /  622 52 : 02 Call / 09015 22 52 : 02 Irland SMS /  53125 : 02 Call / 1513 7172 : 02 Itali SMS /  475 475 0 : 02 Call / 894 222 : 02 Kroaci SMS /  1897 : 02 Call / 905025 : 02 Letoni SMS /  1897: 02 Call / 905025 : 02 Lituani SMS /  1479: 02 Call / 1669 : 02 Malta
Shteti i parë në Azi që legalizoi martesat e së njëjtës gjini

Shteti i parë në Azi që legalizoi martesat e së njëjtës gjini

WOWBiz Ndërkombëtar
Në datën 17 Maj, ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Tajvani është bërë i pari shtet në Azi që ka legalizuar martestat e së njëjtës gjini.                 Në vitin 2017, gjykata kushtetuese vendosi që çiftet e të njëjtit seks të kishin të drejtë të martoheshin ligjërisht. Parlamentit iu dha një afat kohor prej dy vjetësh dhe iu kërkua të kalonin ndryshimet kushtetuese deri më 24 maj. Qindra mbështetës të të drejtave të homoseksualëve u mblodhën në shi jashtë ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Taipei, për të pritur vendimin historik. Vendimi u mirëprit me britma gëzimi dhe përqafime megjithatë, nga ana e kundërshtarëve konservatorë pati kundërshtime. Tajvani ka qenë lider për të re
Sulmohet me shkelma Arnold Schwarzenegger

Sulmohet me shkelma Arnold Schwarzenegger

WOWBiz Ndërkombëtar
Aktori i njohur Arnold Schwarzenegger ndërsa po merrte pjesë në një aktivitet sportiv në nder të tij, në një palestër në Sandton të Afrikës së Jugut, është përballur me një situatë të pazakontë. Ndërkohë që po bënte një video-selfie për të treguar aftësitë e atletëve, një person ende I pa identifikuar u shkëput nga spektatorët dhe e goditi me shkelm aktorin. Ish-guvernatori Schwarzenegger përfundoi në tokë dhe u ngrit nga rojet e sigurisë, të cilët e rrethuan menjëherë. Autori i sulmit ndaj Schwarzenegger është kapur nga rojet e sigurimit por ende nuk dihen motivet se përse e kreu atë veprim. Ndërkaq Arnold Schwarzenegger përmes një postimi në “Twitter”, siguroi të gjithë adhuruesit se është mirë dhe se nuk kishte asnjë dëmtim, nga ngjarja e ndodhur.
Iu zbulua videoja porno,punonjësja seksi e Bashkisë: S’jam prostitutë!

Iu zbulua videoja porno,punonjësja seksi e Bashkisë: S’jam prostitutë!

WOWBiz Ndërkombëtar
Sonia Pellizzari Sonia trajtonte çështjet e administratës në La plata, por shfrytëzonte edhe format e saj seksi për të bërë një jetë luksoze, duke postuar në Instagram dhe Youtube foto dhe video nga përditshmëria e saj por me  përmbajte të nxehtë. Punonjësja seksi e Bashkisë së La Plata në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires, Sonia Pellizzari, e cila u bë e famshme falë postimeve “hot” në Instagram është shkarkuar nga puna. Super-bomba e administratës është larguar nga detyra që mbante, pasi në internet nisi të qarkullonte një video e saj porno, ku ajo shkonte në shtrat me një djalë, por 28-vjeçarja e mohon të jetë prostitutë. Sonia trajtonte çështjet e administratës në La plata, por shfrytëzonte edhe format e saj seksi për të bërë një jetë luksoze, duke postua
Rreth 30 të vdekur nga stuhia ciklonare në Indi

Rreth 30 të vdekur nga stuhia ciklonare në Indi

WOWBiz Ndërkombëtar
Cikloni tropikal "Foni" në fundjavë e rriti në 30 bilancin e viktimave në dy shtetet aziatikojugore të Indisë dhe Bangladeshit. Megjithëse fuqia e tij shkatërruese është pakësuar, mbetet i lartë rreziku i përmbytjeve dhe i rrëshqitjeve të tokës në pjesën lindore të vendit. Syri i ciklonit ekstrem përshkoi të premten shtetin indian të Odishës me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë. Ai rrënoi shtëpitë dhe infrastrukturën lokale, për të lëizur një ditë më pas drejt Bangladeshit me forcën më të madhe të çdo cikloni tjetër të regjistruar këto 20 vitet e fundit. Disa nga banorët dhe pronarët e bizneseve thonë se kanë humbur gjithçka si pasoja e reshjeve dhe erërave të fuqishme të cilat nuk pushuan për orë të tëra. Ndërkaq, mbi 1 milion persona të tjerë arritën të shpë
Legjenda Casillas pëson atak kardiak,karriera në rrezik! 

Legjenda Casillas pëson atak kardiak,karriera në rrezik! 

WOWBiz Ndërkombëtar
Iker Casillas trondit botën e futbollit, shtrohet në spital me urgjencëLegjenda e Real Madrid, Iker Casillas, 37-vjeç, u shtrua me urgjencë në spital pas një ataku kardiak. Klubi i tij aktual, Porto, konfirmoi se portieri spanjoll u godit nga ataku kardiak në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Lajmi që u përhap me shpejtësi tronditi botën e futbollit, tifozë anembanë planetit, kjo edhe prej famës që kishte portieri. Porto doli me një deklaratë për mediat pak orë më vonë, duke konfirmuar se pas shtrimit të spital gjendje e tij “është më e mirë”. Gjithsesi, ai ka humbur sezonin dhe nga gjendja e mëtejshme, do të mëzohet nëse do të rikthehet sërish në fushë. Ylli i futbollit u martua me gazetaren spanjolle, Sara Carbonero, 35-vjeç në vitin 2015 dhe

Mbreti e bën truprojën mbretëreshë

WOWBiz Ndërkombëtar
Mbreti i Tajlandës u martua me truprojën e tij e i dha titullin e mbretëreshës. Njoftimi i papritur mbërriti përpara se ceremonitë e kurorëzimit të tij, përmes të cilave i shenjtërohet pozita, të nisin ditën e shtunë. Maha Vajiralongkorn, 66 vjeç, u kthye në monarkun kushtetues të vendit pas vdekjes së babait të tij  në 2016, të shumë adhuruar nga populli. Ai është martuar e divorcuar tre herë më parë dhe ka shtatë fëmijë. Truproja e tij gjeneralja Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya është zëvendes-shefja e ekipit të vet të sigurisë; tashmë ajo do të mbajë titullin mbretëror dhe statusin si pjesëtare e rregullt e familjes mbretërore. Suthida ka qenë prej një kohe të gjatë partnere e mbretit Vajiralongkorn dhe bashkë janë parë në publik për shumë vite me radhë, edhe
Beyoncé  vezullon

Beyoncé vezullon

WOWBiz Ndërkombëtar
Beyoncé vezullon që pas vitit 2016.Pas promovimit të albumit të saj premierë novator Limonade, këngëtarja ka qenë subjekt i një morie të pafund spekulimesh, veçanërisht në lidhje me gjendjen e martesës së saj me Jay Z. Një javë pas premierës,ajo i ka habitur të gjithë duke u shfaqur solo në qilim e kuq .