Monday, May 27

Shendetesi

qarku më problematik, shifrat e frikshme të të infektuarve me HIV/AIDS

qarku më problematik, shifrat e frikshme të të infektuarve me HIV/AIDS

Shendetesi
  Pesë raste të reja të diagnostikuar me HIV/AIDS janë konfirmuar në qarkun e Elbasanit për 4-mujorin e parë të vitit 2019. Mjekët shtojnë se më të prekur janë meshkujt. Elena Bibaja Përgjegjëse e Sektorit të HIV/AIDS pranë ONVKP u shpreh për RTV Ora: Fëmijë nën moshën 15 vjeç janë 44 të infektuar me HiV. Të rinj që i përkasin grup moshës nga 16-24 vjeç janë 120 raste me HIV dhe të rritur 1041 persona të infektuar me virusin HIV. Veç virusit të HIV-it janë edhe disa sëmundje të tjera ngjitëse të cilat në rast të moskujdesjes mund të shkaktojnë problem serioze me shëndetin. Elena Bibaja: Hepatiti B është mjaftë i përhapur në popullatë, Hepatiti C, gjithashtu edhe sifilizi  që kryesisht merret nga marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Viti 2018 shënoi në total një
‘Hormonet në ushqime’

‘Hormonet në ushqime’

Lajme nga vendi, Shendetesi
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ka dhënë garancinë lidhur me sigurinë ushqimore, ndryshe nga videot që qarkullojnë në media, ku përflitet për hormonet mbi perimet e frutat. I ftuar në ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Çuçi ka mohuar gjithçka në mënyrë kategorike. Duke iu referuar rastit të skuqjes së domateve, ministri Çuçi u shpreh se nuk është e vërtetë, dhe se është i gatshëm të jap dorëheqjen në sekond. Kujtojmë që së fundmi kryeministri Rama ka propozuar vendime radikale për ata që abuzojnë me sigurinë e ushqimeve. Hormonet, ngarkesat bakteriologjike, por edhe konservantët e ngjyrosësit po përdoren gjerësisht dhe pa kriter në të gjitha ushqimet e tryezës së përditshme, dhe kjo lidhet direkt me shëndetin tonë. Qeveria parashikon ndryshimin e Kodit Penal për të sanksionuar
Rama: S`ka kimikate në ushqimet e shqiptarëve

Rama: S`ka kimikate në ushqimet e shqiptarëve

Shendetesi
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndëshkime të ashpra ndaj atyre që abuzojnë me sigurinë ushqimore, por ka shtuar se këto produkte që prodhohen në Shqiperi janë të sigurta madje tregtohen edhe  për konsumatorin në BE. Gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar në Partinë Socialiste, shefi i qeverisë tha se ata që kërcënojnë shëndetin tonë, do të përballen me heqjen e lirisë së ushtrimit të aktivitetit dhe lirisë individuale. “Produktet tona bujqësore janë plotësisht të shëndetshme dhe për këtë mjafton një fakt. Në 300 mijë ton produkte bujqësore të transportuar në 2018 drejt BE-së, nuk është kthyer asnjë gjë, për shkak të cënimit të standardeve Evropiane ushqimore, por ka individë dhe subjekte që kryejnë krime kundër shëndetit, kundër njeriut. Ia kanë hedhur në 30 vje
Pas kontrolleve në Fier e Berat, AKU: Prodhimet  janë ok

Pas kontrolleve në Fier e Berat, AKU: Prodhimet janë ok

Shendetesi
AKU ka kryer kontrolle ne terren ne lidhje me kimikatet ne perime. Burime zyrtare thane me datë 27 dhe me 29 Prill 2019, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në kuadër të masave për garantimin e sigurisë ushqimore ndërmori aksionet në terren duke bashkërenduar dhe koordinuar veprimtarinë inspektuese të Drejtorive Rajonale Fier dhe Berat. Plani i monitorimit është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së. Zbatimi i tij në terren, në zonat ku ushtrojnë aktivitetin e tyre Pikat e Grumbullimit të Perimeve dhe Frutave, është koordinuar nga Drejtori i Menaxhimit dhe Inspektimit, Z. Sefer Sefa. Referuar lajmeve të bëra publike nga disa media në lidhje me përdorimin e preparateve kimike (pesticide) mbi normën e lejuar në fermat (serat) e zonave të Beratit e Fierit, trupat i
Duhet të ushtroni shpesh për t’i vërejtur rezultatet?

Duhet të ushtroni shpesh për t’i vërejtur rezultatet?

Shendetesi
Nëse veç e keni synim edhe për këtë vit të filloni të merreni me fitnes, me siguri se jeni duke menduar sa kohë do t’ju merr derisa t’i realizoni qëllimet. Në mënyrë që stërvitjet tuaja të prodhojnë rezultate, ushtrimet fizike duhet të bëhen shprehi e rregullt, thotë Chris Jordan, fiziologu i cili e ka krijuar rutinën 7-minutëshe ushtrimore. Rutina e tij është bërë hit në internet ndërsa është e bazuar në formën e popullarizuar të fitnesit të quajtur stërvitjet me intervale. Rutina e tij është e dizajnuar t’ju dhurojë të gjitha përfitimet e ushtrimeve fizike brenda një kohe të shkurtë – por duhet ta bëni atë rregullisht. Sipas Jordan, minimum duhet ta bëni rutinën e tij 3-5 herë në javë për t’i gëzuar të gjitha përfitimet. Kjo këshillë e tij është e mbështetur edhe s
Dëshironi të keni mushkëri të shëndetshme? Përdorni këto ushqime

Dëshironi të keni mushkëri të shëndetshme? Përdorni këto ushqime

Shendetesi
Flavonoidët janë një grup polifenoli, që gjenden në shumicën e frutave dhe perimeve. Ka më shumë se 6,000 flavonoide unike, por si grup, ato janë më të njohura për efektet e tyre antioksiduese dhe anti-inflamatore, për të cilat thuhet se ulin rrezikun e shumë gjendjeve shëndetësore kronike, të rrënjosura në inflamacion. Studimet e mëparshme të kafshëve kanë treguar se antosianina, e gjetur në bimët me pigmentet të kuqe në të kaltër, siç janë manat, bën reduktimin e prodhimit të mukusit dhe sekrecioneve inflamatore në kafshë me sëmundje kronike të mushkërive. Disa nga hulumtimet e fundit sugjerojnë se përbërja e këtyre bimëve gjithashtu mund të ndihmojë në ngadalësimin e rënies graduale të shëndetit të mushkërive, proces ky që shoqërohet me plakjen. Një studim i realizuar nga brit
Nuk do ta besoni se çfarë i bëjnë pajisjet teknologjike lëkurës tuaj

Nuk do ta besoni se çfarë i bëjnë pajisjet teknologjike lëkurës tuaj

Shendetesi
Sa keq i bëjnë shëndetit tuaj pajisjet elektronike? Na lini t’ju tregojmë disa mënyra se si ndikojnë. Ju e dini që koha e gjatë në kompjuter dhe si rrini ulur ndërkohë po ju vret, për të mos përmendur faktin se si ndikon ndriçimi në mënyrën sesi ju e bëni gjumin. Si të qëndrojmë të ndërgjegjshëm dhe pa ankth? Nuk është kaq e thjesht përsa kohë ju kaloni shumë kohë në internet. Ndërkohë në efektet që shkakton tek ne laptopi po shtojmë dhe një tjetër: koha që kaloni me pajisjet elektronike ka një ndikim në lëkurë që krahasohet me atë të dëmtimit nga dielli (ose më keq). Shkaktari është niveli i lartë i energjisë së dukshme të dritës që është i njohur si ndriçimi i klatër dhe emetohet nga TV juaj, kompjuteri dhe smartphone. Kërkimet për efektet e këtij ndriçimi janë ende në zhvillim. Aj
Si ta dallojmë gripin nga ftohja

Si ta dallojmë gripin nga ftohja

Shendetesi
Gripi është një infeksion respirator akut i shkaktuar nga viruset e ndryshme. Është e rëndësishme t’i kuptojmë dhe njohim simptomat e gripit që të mund të kërkojmë trajtim të menjëhershëm, veçanërisht në qoftë se vuajmë nga sëmundjet kronike. Identifikimi i hershëm i gripit mund të luajë një rol kyç në atë se sa do të zgjasë ai. Ilaçet kundër gripit janë më të efektshme në një periudhë prej 48 orësh pas fillimit të simptomave të gripit, dhe kohëzgjatja e gripit mund të reduktohet për një ditë, shkruan Koha Ditore. Sezoni i gripit fillon në vjeshtë dhe përfundon në pranverë. Një shenjë e saktë e fillimit të sezonit të gripit janë njerëzit të cilët kolliten dhe teshtijnë, fëmijët dhe të rriturit të cilët presin në radhë tek mjeku, etj. Ndryshe nga simptomat e ftohjes, simptomat e gr
Fjetja për 90 minuta pas mësimit, ndihmon në mbajtjen mend të fakteve

Fjetja për 90 minuta pas mësimit, ndihmon në mbajtjen mend të fakteve

Shendetesi
Mbyllja e syve dhe dremitja pas mësimit, për të gjithë shihet si një mëkat i këndshëm. Por, një grup shkencëtarësh, po kërkojnë që kjo të bëhet domosdo, transmeton Telegrafi. Hulumtuesit e Universitetit të Gjenevës, kanë zbuluar se nëse flihet një orë e gjysmë pas mësimit, i ndihmon trurit të pushojë dhe të mbajë mend më mirë atë që ka lexuar. Mjaftojnë 90 minuta, që truri të pushojë dhe të relaksohet, derisa “bien në vend”, ato që janë mësuar. Trurit i duhet pak kohë, që t’i përvetësojë gjërat e reja, andaj fjetja është ideale, për relaks dhe mbajtje në mend.
Rëndësia e parandalimit për të luftuar kancerin e gjirit

Rëndësia e parandalimit për të luftuar kancerin e gjirit

Shendetesi
Kërkimet e reja evidentojnë rolin qendror të sistemit imunitar: të përmirësohet stili i jetës dhe të mbahet nën kontroll stresi, sepse ndihet efekti në shëndet. Tetori është muaji dedikuar parandalimit të kancerit të gjirit: në qendër të debatit të ditës është roli i sistemit imunitar, që zë një vend gjithmonë e më të rëndësishëm tek kërkimet shkencore. Siç është diskutuar gjatë kongresit Ndërkombëtar të Padovas, faktorët e rrezikut që ndikojnë në mundësinë e të prekurit nga tumori janë të ndryshme. Stili i jetës dhe faktorët e lidhur me stresin përbëjnë një rëndësi në rritje që shkon përtej të ushqyerit duke përfshirë sistemin imunitar, funksionimi i të cilit është ende për një pjesë të madhe i panjohur por kërkimet janë duke u bërë. Stili i të ushqyerit – Rritja e inflamacionit