Monday, May 27

Lajme nga vendi

DW jehonë protestës së opozitës: Mbizotëronin flamujt e aleatëve perëndimorë

DW jehonë protestës së opozitës: Mbizotëronin flamujt e aleatëve perëndimorë

Lajme nga vendi
Në Tiranë protesta e 6-të kombëtare kundër qeverisë të shtunën ( 25.05.19) u mbyll paqësisht, pa dhunë e sulme ndaj institucioneve si dy javë më parë. Thirrjet e ndërkombëtarëve kësaj here nuk ranë në vesh të shurdhër. Për rreth dy orë e gjysmë, opozita e bashkuar protestoi përpara kryeministrisë. Në ndryshim nga protestat e kaluara, kёsaj here protesta kaloi pa incidente dhe ishte nё tёrёsi paqёsore. Nё prag tё protestёs ka pasur apele nga BE dhe SHBA pёr pёrmbajtje dhe distancim nga dhuna si dhe qё palёt tё bisedojnё pёr tё gjetur zgjidhje dhe tё mos e zhysin vendin nё krizё politike. Edhe pse u përdorën shashkat në drejtim të kryemnistrisë dhe tymuesit, ato nuk ishin akte të veҫuara, jo mbizotëruese. Në vend të tyre, mbështetësit e opozitës zgjodhën të lëshonin drejt qiell
Lajme nga vendi, WOWBiz Kombëtar
Studentët  e universitetit “Fan Noli”, në qytetin e Korçës kanë rinisur sot protestat.Mësohet se paraditen e stome, studentët kanë bojkotuar  një orë mësimi, një shenjë kjo paralajmëruar për drejtuesit e Universitetit. Ata thonë se “Pakti për Universitetin”, i lançuar më herët nga kryeministri Rama nuk po zbatohet. “Pakti nuk është efektiv. Studentët nuk kanë pasur përfitime”, thonë studentët nën një zë
Skandal, deti Jon i jepet Greqisë

Skandal, deti Jon i jepet Greqisë

Lajme nga vendi, WOWBiz Kombëtar
Profesori i Universitetit Bujqësor, Rigers Bakiu ka publikuar në rrjetet sociale një tjetër skandal lidhur me çështjen e kufijve detar me Greqinë. Bakiu shkruan se në Raportin e Fundit mbi Rajonizimin Detar, përgatitur e publikuar në 2017 nga Agjensia Evropiane e Mjedisit, nuk figuron si pjesë e rivierës shqiptare. Bakiu bën thirrje ndaj qytetarëve që të sensibilizohen si dhe tregon se ka njoftuar edhe kryeministrinë për këtë çështje. “Nje dite te bukur pranvere merr vesh se Deti Jon nuk e lag me rivieren e bukur te Shqiperise. Ai zhduket ne Raportin e Fundit mbi Rajonizimin Detar, pergatitur e publikuar ne 2017 nga Agjensia Evropiane e Mjedisit. Ju lutem shperndaheni sa me shume, sepse kerkohet nje sensibilizim mbarekombetare per zgjidhjen e kesaj ceshtje. Eshte njoftuar
Policia krijon njësinë e re ‘FAST’

Policia krijon njësinë e re ‘FAST’

Lajme nga vendi
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë  ka vendosur të krijojë një strukturë të posaçme të specializuar e quajtur“FAST”, e cila ka për synim evidentimin dhe mbajtjen nën kontroll të personave me rrezikshmëri të lartë. Mësohet se kjo strukturë është e njëjtë me atë të Bashkimit Europian, “ENFAST” dhe do të ketë në përbërje rreth 50 efektivë të specializuar. Gjithashtu, kjo njësi do të jetë në gatishmëri 24 orë në shtatë ditë të javës. Projekti “ENFAST” ka si qëllim që të rrisë sigurinë në Bashkimin Europian, duke përmirësuar eficencën e bashkëpunimit të policisë të finalizuar me lokalizimin dhe arrestimin e kriminelëve të kërkuar në nivel ndërkombëtar dhe që kanë kryer krime të rënda. Projekti parashikon që në përbërje të angazhohen dhe forcat ushtarake, ndërsa do të bashkëpun
‘Hormonet në ushqime’

‘Hormonet në ushqime’

Lajme nga vendi, Shendetesi
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ka dhënë garancinë lidhur me sigurinë ushqimore, ndryshe nga videot që qarkullojnë në media, ku përflitet për hormonet mbi perimet e frutat. I ftuar në ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Çuçi ka mohuar gjithçka në mënyrë kategorike. Duke iu referuar rastit të skuqjes së domateve, ministri Çuçi u shpreh se nuk është e vërtetë, dhe se është i gatshëm të jap dorëheqjen në sekond. Kujtojmë që së fundmi kryeministri Rama ka propozuar vendime radikale për ata që abuzojnë me sigurinë e ushqimeve. Hormonet, ngarkesat bakteriologjike, por edhe konservantët e ngjyrosësit po përdoren gjerësisht dhe pa kriter në të gjitha ushqimet e tryezës së përditshme, dhe kjo lidhet direkt me shëndetin tonë. Qeveria parashikon ndryshimin e Kodit Penal për të sanksionuar
Matura Shtetërore 2019/ Ja si do zhvillohen provimet e vjeshtës

Matura Shtetërore 2019/ Ja si do zhvillohen provimet e vjeshtës

Lajme nga vendi
Matura e vjeshtës do të zhvillohet ndërmjet datave 27 gusht dhe 6 shtator 2019. Në udhëzimin më të fundit të miratuar nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, janë përcaktuar datat kur maturantët duhet të paraqiten për të zhvilluar provimet e detyruara dhe atë me zgjedhje të vjeshtës, rezultatet pozitive të të cilave janë vendimtare për vijimin e garës për studimet e larta përgjatë vitit të ri akademik 2019-2020. “Lëndët dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore, sesioni i dytë janë: gjuha e huaj që do të zhvillohet në datën 27 gusht, provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë që do të zhvillohet në datën 30 gusht. Ndërkohë që në datën 3 shtator maturantët duhet të paraqiten për të dhënë provimin e matematikës. Matura e vjeshtës do të përfundojë në datën 6 shtator me p
Vodhën motorin e skafit në Ksamil, në pranga 3 persona

Vodhën motorin e skafit në Ksamil, në pranga 3 persona

Lajme nga vendi
U kapën në flagrancë me motor skafi të vjedhur, policia prangos 3 persona në qytetin e Sarandës. Burime nga blutë e këtij qyteti bëjne me dije se janë prangosur E.G., 31 vjeç, L.Xh., 24 vjeç dhe F.H., 30 vjeç, me banim në Lushnje të cilëve iu gjet në mjetin tip benz një mjet tip motor skaf që e kishin vjedhur në banesën e I.D në Ksamil. Ja njoftimi i plotë i policisë: Policia e Sarandës ka arrestuar 3 persona për vjedhje në bashkëpunim. Shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve E.G., 31 vjeç, L.Xh., 24 vjeç dhe F.H., 30 vjeç, me banim në Lushnje. Këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Xarrë të Konispolit duke udhëtuar me një automjet tip “Benz” brenda të cilit u gjet një motorr skafi, ku pas hetimeve të kryera r
Hapi ekstrem që  ndërrmerr opozita pritet të paralizojë vendin

Hapi ekstrem që ndërrmerr opozita pritet të paralizojë vendin

Lajme nga vendi
Zgjerohet harta e bllokimit te rrugeve te enjten. Ne oren 18.00 te se enjtes, opozita i ka bere thirrje qytetareve t’i bashkohen pershkallezimit te protestes per te kerkuar largimin e kryeministrit Rama, si personi pergjegjes per bashkepunimin me krimin ne blerjen e votes. Ndryshe nga e enjtja e kaluar, bllokimi do te shtrihet ne te 12 qarqet e vendit. 1. Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit. 2. Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik 3. Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot 4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos. 5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades 6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja 7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh 8. Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçes. 9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi