Monday, May 27

‘Hormonet në ushqime’

‘Hormonet në ushqime’

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ka dhënë garancinë lidhur me sigurinë ushqimore, ndryshe nga videot që qarkullojnë në media, ku përflitet për hormonet mbi perimet e frutat. I ftuar në ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Çuçi ka mohuar gjithçka në mënyrë kategorike.

Duke iu referuar rastit të skuqjes së domateve, ministri Çuçi u shpreh se nuk është e vërtetë, dhe se është i gatshëm të jap dorëheqjen në sekond.

Kujtojmë që së fundmi kryeministri Rama ka propozuar vendime radikale për ata që abuzojnë me sigurinë e ushqimeve.

Hormonet, ngarkesat bakteriologjike, por edhe konservantët e ngjyrosësit po përdoren gjerësisht dhe pa kriter në të gjitha ushqimet e tryezës së përditshme, dhe kjo lidhet direkt me shëndetin tonë.

Qeveria parashikon ndryshimin e Kodit Penal për të sanksionuar dënimin me burg për ata prodhues ushqimesh që abuzojnë me hormonet e rrezikshme, apo kimikatet e ndaluara.