Monday, May 27

Dëshironi të keni mushkëri të shëndetshme? Përdorni këto ushqime

Dëshironi të keni mushkëri të shëndetshme? Përdorni këto ushqime
Flavonoidët janë një grup polifenoli, që gjenden në shumicën e frutave dhe perimeve.

Ka më shumë se 6,000 flavonoide unike, por si grup, ato janë më të njohura për efektet e tyre antioksiduese dhe anti-inflamatore, për të cilat thuhet se ulin rrezikun e shumë gjendjeve shëndetësore kronike, të rrënjosura në inflamacion.

Studimet e mëparshme të kafshëve kanë treguar se antosianina, e gjetur në bimët me pigmentet të kuqe në të kaltër, siç janë manat, bën reduktimin e prodhimit të mukusit dhe sekrecioneve inflamatore në kafshë me sëmundje kronike të mushkërive.

Disa nga hulumtimet e fundit sugjerojnë se përbërja e këtyre bimëve gjithashtu mund të ndihmojë në ngadalësimin e rënies graduale të shëndetit të mushkërive, proces ky që shoqërohet me plakjen.

Një studim i realizuar nga britanikët dhe norvegjezët analizoi të dhënat nga 463 të rritur, të cilët morën pjesë në anketat e shëndetit respirator të Komunitetit Evropian. Mosha mesatare ishte 44 vjeç.

Të dhënat përfshinin informata ushqimore dhe një test spirometrik (test, i cili përdoret për matjen e funksionit të mushkërive nëpërmjet marrjes dhe lëshimit të frymëmarrjes), i cili maste vëllimin e ajrit që mund të nxirrej me forcë në një sekondë, vëllimin total të ajrit që mund të nxirrej pas një frymëmarrje të thellë dhe raportin e të dyjave.

Sipas autores kryesore, Vanessa Garcia Larsen, Ph.D., asistent profesoreshë në Divizionin e të Ushqyerit të Departamentit të Shëndetit Ndërkombëtar në Shkollën Johns Hopkins Bloomberg të Shëndetit Publik, funksioni i mushkërive mëton të kulmojë rreth moshës 30, pas së cilës fillon të bjerë.

Shkalla e shpejtësisë së kësaj rënie varion në varësi të faktorëve si pirja e duhanit, niveli i stërvitjes, ekspozimi ndaj ndotësve dhe prania e gjendjeve të tjera shënderësore. Dieta juaj gjithashtu luan një rol të rëndësishëm.

Ushqimet e përpunuara në përgjithësi, dhe mishrat e përpunuara në veçanti, më parë kanë qenë të lidhura me një rënie më të shpejtë të funksionit të mushkërive.

Personat në kuartilin që kishin marrë më së shumti antiosianinë, në krahasim me kuartilin paralel, kishin një reduktim të ndjeshëm të rrezikut të rënies së funksionit të mushkërive pas moshës 30-vjeçare.

Ushqimet e pasura në mineralin në fjalë janë mjedrat e zeza, rrushi i zi pa fara, boronica, manaferra, lakra e kuqe, kumbullat e zeza, rrepka e kuqe dhe mjedra e kuqe.