Monday, May 27

Armina nxjerr sekretet: Ja çfarë pëlqen Zeni te unë…

Armina nxjerr sekretet: Ja çfarë pëlqen Zeni te unë…

Armina Mevlani në një intervistë të gjatë rrëfen marrëdhënien e saj me Shkëlzen Berishën, xhelozitë, çfarë pëlqejnë tek njëri tjetri, por edhe projektin e ri teksa së fundmi ka nënshkruar për “Dolce Gabbana”.

Po çfarë pëlqen më shumë Shkëlzeni te Armnia?

“Mendoj se ne na ka ngjitur shumë karakteri i njëri-tjetrit, dhe ashtu si unë, mendoj se edhe ai më shumë se pamja (që një ditë ikën) tek unë vlerëson tipin, karakterin dhe përputhshmërinë që kemi.

Fama në rang botëror do të të ngjisë një stad më lart në të ardhmen si modele”,- shprehet ajo.

Përsa i përket projektit të ri, ajo thotë se Shkëlzeni nuk është aspak xheloz, por përkundrazi

“Është personi i parë që më ka mbështetur që në fillim për këtë iniciativë, ndaj unë e vlerësoj maksimalisht.

Me të ndaj çdo ide dhe ai mendon se kjo është rruga që unë bëj me më shumë pasion, dhe që duhet ta ndjek”.

Intervista e polotë:

Përzgjidhesh si shqiptarja që përfaqëson bukurinë e këtij vendi në fushatën e re të “D&G”? Si ndihesh?*

Ndihem shumë e lumtur dhe e vlerësuar. Ky është një projekt, për të cilin unë jam kontaktuar në korrik të këtij viti, pasi isha takuar me stilistin Stefanno Gabbana. Fotoja e setit fotografik, që ishte postuar në blogun tim me veshjet e “Dolce & Gabbana”, kishte qenë më e pëlqyera në faqen e stilistit, dhe mendoj që kjo ka qenë edhe një ndër arsyet që jam kontaktuar.

Ky projekt përfshin disa bukuri përfaqësuese nga gjithë bota, dhe është dhe njëfarë përzgjedhjeje edhe në varësi të “like”-ve (pëlqimeve) në faqen e “D&G”, ku edhe aty kjo foto e realizuar nga fotografi Endrit Mërtiri është më e pëlqyera për momentin. Më vjen mirë që ky projekt është bërë, pasi po më ndihmon tepër edhe për blogun, që është tepër i rëndësishëm për mua, në të cilin shkruaj shqip dhe anglisht, si dhe bëj dy-tri postime në javë.

Cilat janë tiparet më të vlerësuara prej stilistëve me famë në pamjen tënde?

Ajo për çfarë më komplimentojnë zakonisht është fakti që jam natyrale, pasi nuk kam prekur asgjë në fizikun apo pamjen time.

Shkëlzeni çfarë pëlqen më shumë në pamjen tënde?

Për këtë duhet të pyesni vetë atë (qesh). Mendoj se ne na ka ngjitur shumë edhe karakteri i njëri–tjetrit, dhe ashtu si unë, mendoj se edhe ai më shumë se pamja (që një ditë ikën) tek unë vlerëson tipin, karakterin dhe përputhshmërinë që kemi.

Fama në rang botëror do të të ngjisë një stad më lart në të ardhmen si modele. Si e priti Shkëlzeni, është dakord ai që ti të ndjekësh karrierën?

Atëherë, nuk është të qenit modele përkufizimi i duhur, pasi ajo që unë bëj është “blogging” e blogerët janë ambasadorë në botë të markave të ndryshme, për veshjet, make up, shampo etj. Normalisht, ajo që unë dua të bëj është të rris akoma më shumë trafikun në blog për të fituar sa më shumë projekte. Shkëlzeni është personi i parë që më ka mbështetur që në fillim për këtë iniciativë, ndaj unë e vlerësoj maksimalisht. Me të ndaj çdo ide dhe ai mendon se kjo është rruga që unë bëj me më shumë pasion dhe që duhet ta ndjek.

Por angazhimi yt mund të prishë paksa rehatinë tuaj si çift. E ke menduar këtë?

Jo, pasi shumë prej projekteve të mia unë i punoj online, dhe shumicën e rasteve kur jam jashtë Shqipërisë për punë, më shoqëron Shkëlzeni. Por edhe nëse jo, janë periudha të shkurtra një ose dy ditë. Ne si çift përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin për të arritur qëllimet tona profesionale. Këto kohë të kemi parë në foto me emra të njohur të fotografisë e make up-it.

Bëhet xheloz Shkëlzeni, të shoqëron kudo ku ti shkon?

Zeni nuk ka arsye për të qenë xheloz, për më tepër vëmendja ime shkon vetëm tek ai, por kam qenë unë ajo që kam dashur që ai të jetë me mua dhe të më shoqërojë gati në çdo vend, pasi ashtu ndihem më e sigurt. Për sa i përket make up artistëve dhe gjithë e dimë që shumica meshkujve, që punojnë në këta sektorë, nuk kanë preferencë për femra (qesh).

Cilat janë komentet që more pas lajmit të “D&G”, dhe nga cilët persona?

Oh, të gjithë më uruan, familjarët e miqtë u lumturuan, por si gjithmonë ka pasur nga ata që komentojnë negativisht nëpër rrjete sociale dhe unë këtë gjë nuk e kuptoj. Përse nuk mbështesim njëri-tjetrin, sidomos kur bëhet fjalë për sukses jashtë vendit, por hedhim vrer? Nejse, kam edhe 171K mbështetës në Instagram dhe kjo gjë më bën shumë të lumtur./Panorama/