Monday, May 27

Arbana Osmani “Sekreti im”

Arbana Osmani “Sekreti im”

U përfol se janë të lidhur, Arbana Osmani i vuri “vulën” me këtë koment te postimi i regjisorit
2 muaj përpara

Regjisori i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve muajin e kaluar, kur dolën lajmet se po përjeton një histori dashurie me moderatoren e njohur, Arbana Osmani.

Madje është vështirë të gjeni një fotografi të regjisorit në rrjetet sociale, ku mungon komenti i Arbanës. Së fundmi, Grishajt iu besua që të kujdesej për klipin e këngës më të re të Xhensila Myrtezajt dhe të Pirro Çakos.

“Sekreti im” është titulli i këngës dhe klipi i saj është realizuar në Venecia të Italisë.

“Sekreti im” video e re. I lumtur që kam sjellë ashtu siç e kisha imagjinuar këtë këngë që kur e kam dëgjuar për herë të parë. Xhensila Myrtezaj ti ke jo vetëm një zë të mrekullueshëm, por zbulova tek ti dhe një talent të lindur si aktore. Pirro Çako të punoja me ty ishte një kënaqësi, për atë që ti përfaqëson si njeri dhe si artist”, shkruan Eduarti në profilin e tij në “Instagram” rreth bashkëpunimit me dy këngëtarët e njohur.

“Talenti është dhuratë nga Zoti. Krenare për ty Eduart Grishaj”, komenton në këtë postim Arbana Osmani. E në fakt, moderatorja nuk mund të gjente fjalë më të bukura për të përgëzuar regjisorin e emisionit të saj.

Ndërkohë Osmani dhe Grishaj ende nuk kanë reaguar në lidhje me lajmet që janë shkruar për ata të dy, por duket se komente të tilla qartësojnë marrëdhënien mes tyre.